Akademia Maqedonase e Shkencave dhe Arteve ka përzgjedhur anëtarët e saj të rinj
Në Mbledhjen e 21-të Zgjedhore të Akademisë Maqedonase të Shkencave dhe Arteve, ky institucion njofton se u zgjodhën dy anëtarë të rregullt, tetë anëtarë korrespondentë, katër anëtarë jashtë përbërjes aktive dhe dy anëtarë të nderit.
AMSHA njoftoi se për anëtarë të rregullt janë zgjedhur anëtarët korrespondentë Izet Zeqiri dhe Bllazho Boev.
Për anëtarë korrespondentë u zgjodhën:
Prof. dr. Gordana Lažetiq (Departamenti i Shkencave Shoqërore),
Prof. dr. Mirko Todorovski dhe prof. dr. Dimitar Trajanov (Departamenti i Shkencave Teknike),
Prof. dr. Aleksandar Uzunov (Departamenti i Shkencave Natyrore, Matematike dhe Bioteknike),
Prof. Zharko Basheski, prof. Nevzat Bejtuli, prof. dr. Dragan Dautovski dhe prof. dr. Ivica (Ivan) Džepavovski (Departamenti i Arteve).
Për anëtarë jashtë përbërjes aktive u zgjodhën:
Prof. dr. Stojko Stojkov (Shkenca Shoqërore),
Prof. dr. Svetlana Mojsov (Shkenca Mjekësore),
Prof. dr. Gordan Karaman (Shkenca Natyrore dhe Bioteknike),
Prof. dr. Sibila Petlevski (Arti).
Për anëtarë të nderit të Akademisë u zgjodhën:
Prof. dr. Trajçe Stafilov (Departamenti i Shkencave Natyrore, Matematike dhe Bioteknike),
Prof. dr. Vlado Popovski (Departamenti i Shkencave Shoqërore).

