Ahmeti uron Trumpin: Shpresoj të vazhdojë përqëndrimi amerikan në Ballkan
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka uruar Donald Trumpin për fitoren në zgjedhjet presidenciale.
Ahmeti pret që përqendrimi amerikan në Ballkan të vazhdojë dhe të zgjidh çështjet e hapur midis vendeve të Europës Juglindore.
“Sytë e gjithë botës janë drejtuar kah Shtetet e Bashkuara të Amerikës 🇺🇸 ku u votua për Presidentin e 47 të vendit prijës të botës demokratike. Votuesit amerikan u përcaktuan për një rikthim mbresëlënës të Presidentit Tramp në Shtëpinë e Bardhë në Uashington”.
“Uroj popullin amerikan dhe Presidentin Tramp për zgjedhjen e tij të sotme dhe ndaj bindjen që përqëndrimi amerikan në Ballkan do të vazhdojë të jetë i fortë si gjithmonë për ti zgjidhur përfundimisht çështjet e hapura midis vendeve të Europës juglindore”, ka shkruar Ahmeti.