Ahmeti uron Fitër Bajramin: Paqe, tolerancë dhe bashkim për çdo familje

Ahmeti uron Fitër Bajramin: Paqe, tolerancë dhe bashkim për çdo familje

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, i ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit.

Ahmeti theksoi rëndësinë e paqes, tolerancës dhe bamirësisë.

Të nderuar qytetarë dhe besimtarë,

Muaji i shenjtë i Ramazanit na udhëhoqi në rrugën e përkushtimit dhe shërbimit ndaj Perendisë. Sot, në këtë ditë të shenjtë të Fitër Bajramit, do të dëshiroja të shpreh urimet më të sinqerta për secilin prej jush, me shpresën që kjo festë të na bashkojë dhe të forcojë unitetin tonë si shoqëri.

Në këtë moment të veçantë, le të përkujtojmë vlerat themelore të fesë sonë – paqen, tolerancën dhe bamirësinë – që na mundësojnë të ngremë dorën e pajtimit dhe solidaritetit ndaj njëri-tjetrit. Le të mbështesim njëri-tjetrin dhe të kujdesemi për ata që janë në nevojë, duke u bërë shembuj të mirësisë dhe bashkëpunimit.

Për çdo besimtar, për çdo qytetar, dhe për secilën familje, uroj që ky Fitër Bajram t’ju gjejë me shëndet, pranë të dashurve tuaj dhe në mbarësi. Le të ecim përpara të bashkuar dhe me forcë, duke ndihmuar njëri-tjetrin për një të ardhme më të mirë.

Gëzuar Fitër Bajramin!

MARKETING