Ahmeti: Uroj të nisin punimet për korridorin 8, Rruga e Arbërit dhe Qarkorja e Shkupit/Bllacë
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti shoqëruar nga bashkëpunëtorë sonte takoi gratë tetovare në eventin e organizuar nga Forumi i Gruas së BDI në qytetin e Tetovës. Përveç kryetarit Ahmeti, fjalë rasti patën edhe nënkryetarja e BDI-së Arbana Pasholli, sekretari gjeneral Faton Ahmeti, deputetet Rina Ajdari dhe Fisnike Bekteshi Shaqiri si dhe kryetarja e Forumit të Gruas në Tetovë Merita Mustafai.
“Unë jam i mendimit që burra e gra kanë luftuar bashkë për të pasur paqe, andaj përfaqësimi i grave duhet të jetë sa më i madh e jo bazuar vetëm në ato ndarjet proporcionale që janë shkruar. Shumë teori janë shkruar e thënë si Cubroloviqi, thonin se duhet vrarë nënat shqiptare e jo vetëm djemtë e burrat, sepse këto nëna lindnin heronj që ishin arsyeja e dështimit të pushtuesve tanë. Kemi kaluar regjime të ndryshme, me elaborate se si të mbetet në errësirë gruaja shqiptare, shumë fjalë të tipit: Mos i shkolloni sepse dalin Imani, vrisni gratë e shumë gjëra të ngjashme, pra kombi ynë ka provuar në shpatulla regjime të egra. Ndaj burra e gra krah për krah, ne e kemi për obligim të punojmë e të luftojmë për gra me të drejta të barabarta ashtu siç ju ka hije. Nuk jemi në fushatë, por mungesa e takimeve është vërejtur që nga koha e pandemisë, ndaj rikthehemi te takimet tradicionale. Jemi në një situatë ku kërkohet zgjidhje, ashtu siç kishim problem me çështjen e emrit, tani kemi me ndryshimet kushtetuese, ndaj është politizuar shumë shoqëria e bashkëqytetarëve tanë. Po shkruajnë letra nga publicitët maqedonas që sikur unë nuk jam në përkrahje të bashkëqytetarëve të mi! E kanë gabim sepse i kam përkrahur dhe i përkrah, sepse në NATO nuk jemi të ndarë por jemi bashkë, në BE do jemi bashkë, ndaj dhe problemet duhet ti zgjidhim bashkë. Po na dalim problematika që mund të na vështirësojnë këtë proces, po hapen problemet e Marrëveshjes së Shën Stefanit. Problemet historike unë i kam folur dhe me partitë tona politike, ju kam thënë të mendojmë dhe të bëjmë vlerësim shkencor të situatës, sepse asgjë nuk humbën as nga Marrëveshja e Ohrit, as nga ajo e Prespës, përkundrazi ne fituam anëtarësimin në NATO, ndaj dhe me marrëveshjen me Bullgarinë në nuk humbim asgjë, përkundrazi legjitimojmë identitetin e bashkëqytetarëve tanë. Me anëtarësimin në BE fitojmë ne, sepse krijojmë kushte që të ndalohet migrimi dhe të kthejmë njerëzit tanë që u larguan. Deri më tani kemi realizu shumë takime në kuadër të kësaj agjende, kemi dhënë e kemi marrë mendime nga shumë njerëz, mirëpo mund të them se kemi kryer shumë punë të mëdha, sepse shqiptarët sot i ke në pozita udhëheqëse, në fuksione me plot përgjëgjësi. Uroj të nisin punimet për korridorin 8 sepse ka pasur vonesa administrative, Rruga e Arbërit poashtu, Qarkorja e Shkupit/Bllacë dhe projekti në Kërçovë nga BERZH-i. Jam krenar me ekipet që drejtojnë këto punë. Kriza globale na ka goditur edhe neve, mirëpo fale dijes dhe përgatitjes së ekipeve tona ne kemi tejkaluar këto problematika dhe kemi menaxhuar më mirë së vendet e rajonit, deklaroi Ahmeti.