Ahmeti: Të mirat nuk vijnë me uratë, por më pushkë të gjatë

Ahmeti: Të mirat nuk vijnë me uratë, por më pushkë të gjatë

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sonte gjatë takimit me qytetarët në komunën e Bogovinës, tha se të mirat nuk vijnë me uratë, por me pushkë të gjatë. Ai më tej shtoi se e punët e shekullit të ri, duhet ti trajtojnë brezat e shekullit të ri, përcjell SHENJA.

“Të mirat nuk vinë me uratë por më pushkë të gjatë, ne lirinë e fituam ndërsa sot vendin tonë duhet ta duam! Në 20 vite kemi qenë çelës kyç në faktorizimin e çështjeve shtetëtore, kemi krijuar politika zero probleme me fqinjët, mund të përmendi çështjen me Greqinë apo Bullgarinë. Sot është hapur skriningu, ndaj duhet të shohim përpara në këto momente historike që të bëhemi bashkë shqiptare e maqedon, sepse ky qiell është I përbashkët ashtu siç e kemi të përbashkët edhe këtë tokë. Ne jemi krahas bashkëqytetarëve tanë maqedonas, ne jemi pro që problemi Kosovë-Serbi të gjej një zgjidhje reciproke sepse Kosova u la me lumenjë gjaku, ndonëse nuk është proces I lehtë por nuk shtyhet me hasmëri shekullore sepse nuk zgjedhim problem”, u shpreh Ahmeti. /SHENJA/

MARKETING