Ahmeti solidarizohet me popullin boshnjak
Kryetari i Bashkimi Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, është solidarizuar me popujt – pas përmbytjeve të mëdha në Bosnjë, Shqipëri dhe rajon.
“Pamjet dhe lajmet nga Bosnja dhe Hercegovina, por edhe Shqipëria dhe vendet tjera, si pasojë e përmbytjeve, janë zemërthyese.
Ngushëllime familjeve të viktimave në Bosnje, solidarizohem me popullin boshnjak dhe me përpjekjet e shpëtimtarëve në këto ditë të vështira në përballje me përmbytjet vrastare dhe devastuese” – shkruan Ahmeti.