Ahmeti: Moment shumë i vështirë për të gjithë ne, ngushëllime familjarëve

Ahmeti: Moment shumë i vështirë për të gjithë ne, ngushëllime familjarëve

Lidhur me tragjedinë në Koçani ka reaguar edhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.
Ahmeti shkruar se ky është një moment i jashtëzakonshëm dhe i vështirë për të gjithë ne.
“Sot, zemrat tona janë të tronditura dhe të mbushura me dhimbje nga tragjedia e tmerrshme që ka ndodhur në Koçan, ku humbën jetën më shumë se 50 persona dhe shumë të tjerë u plagosën. Ky është një moment i jashtëzakonshëm dhe i vështirë për të gjithë ne, dhe, në këto momente të dhimbjes së thellë, mendimet dhe lutjet tona janë me familjet e viktimave dhe me ata që po kalojnë nëpër këtë vuajtjeje.
Ngushëllime të thella për të gjitha familjet e viktimave dhe shërim sa më të shpejtë për të gjithë ata që janë lënduar”, ka shkruar Ahmeti. /SHENJA/

MARKETING