Ahmeti: Mbështesim një njësi zgjedhore, qeveria teknike nën konsultim me SHBA dhe BE
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, pas takimit të liderëve tha se është dakord për krijimin e një njësi zgjedhore.
Ai shtoi se për qeverinë teknike duhet të ketë konsultime edhe me Bashkimin Evropian dhe SHBA-të.
“Kemi diskutuar për anëtarësimin e vendit në BE. Kryeministri ka pasur takime me autoritetet evropiane, dhe ne do të ndihmojmë që të gjendet një zgjidhje sa më shpejt,” tha Ahmeti.
“Gjithashtu diskutuam se duhet të bëhen konsultime shtesë për Kodin Zgjedhor, me çka ne pajtohemi që të ketë një njësi zgjedhore. Kam pika tjera për të cilat duhet t’i diskutoj me kryeministrin Hristijan Mickoski në një takim tjetër”, deklaroi kreu i integristëve.

