Ahmeti e cilëson opozitës si minor dhe të vegjël: Edhe Zaevi bërtiste “BDI në opozitë”

Ahmeti e cilëson opozitës si minor dhe të vegjël: Edhe Zaevi bërtiste “BDI në opozitë”

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në një intervistë për RTK, thotë se edhe pse opozita kërkon vazhdimisht rrëzimin nga pushteti të BDI-së, kjo sipas tij nuk do të jetë e mundur. Ahmeti tha se në kohën e Zoran Zaevit, LSDM kërkonte të njëjtën gjë, por që mandatet e BDI-së u dyfishuan.

“Opozita përditë duhet të kërkojë zgjedhje, opozita përditë duhet të thotë se do i fitojë zgjedhjet, por kjo mbetet një ëndërr për ta parë. Koha do e provojë se është vetëm një ëndërr dhe aq të vogël e minor janë saqë nuk u bëjnë derma as ëndrrat, nuk u bëjnë. Për ta shpie në opozitë BDI-në, një fushatë të tërë LSDM në krye me Zoran Zaevin ka bërë para 3 vjetësh. Bile Bile mësuan edhe parullat shqip “BDI në opozitë”, bërtiste në mitingje Zoran Zaevi, lëre që nuk i humbi zgjedhjet BDI, por 50% më tepër mandate fitoi sesa mandatin që e mbylli”, tha Ahmeti.

MARKETING