Ahmad al-Sharaa emërohet zyrtarisht president i Sirisë
Në një lëvizje historike si pasojë e rënies së regjimit të Partisë Baath dhjetorin e kaluar, administrata e operacioneve ushtarake të Sirisë ka njoftuar emërimin e Ahmad al-Sharaas si president kalimtar të vendit, si dhe shfuqizimin e Kushtetutës së vitit 2012 dhe shpërbërjen e parlamentit, ushtrisë dhe agjencive të sigurimit të ish-regjimit, transmeton Anadolu.
Siç raporton agjencia zyrtare e lajmeve SANA, në një njoftim ku shpallet “Fitorja e Revolucionit” gjithashtu thuhet se të gjitha fraksionet ushtarake, si dhe organet revolucionare politike dhe civile do të shpërbëhen dhe do të integrohen në institucionet shtetërore.
Kjo lëvizje gjithashtu përfshin shpërbërjen e Partisë Baath në epokën e Asadit dhe Frontit Kombëtar Progresiv, së bashku me të gjitha organizatat, institucionet dhe komitetet e lidhura, me ndalimin e reformimit të tyre me çfarëdo emri.
Administrata gjithashtu autorizoi al-Sharaan të krijojë një këshill të përkohshëm legjislativ për të mbikëqyrur qeverisjen derisa të miratohet dhe zbatohet një kushtetutë e përhershme.