AGON ELEZI shënon gol ndaj Osijekut në Kroaci

AGON ELEZI shënon gol ndaj Osijekut në Kroaci

Agon Elezi vazhdon të shfaqet në formën e tij të mirë në kampionatin e elitar të Kroacisë. Mesfushori shqiptar ka realizuar gol në barazimin e skuadrës së tij Varazhdin ndaj Osijekut, e cila ndeshje u mbyll me barazim 1:1.

Reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut e gjeti rrjetën në minutën e 14-t, duke çuar në epërsi Varazhdinin. Në minutën e 38-të realizoi edhe një gol tjetër, por kësaj radhe VAR i anuloi golin.

Në pjesën e dytë, Osijeku barazoi shifrat përmes Mierez dhe të njejtat nuk ndryshuan deri në fund, me çka të dyja skuadrat u ndanë me nga një pikë nga ky duel. /SHENJA/

MARKETING