Agjenti i njohur sulmon nënën e Mbappe-së: Ajo është arsyeja pse sulmuesi ndodhet ende në Paris

Agjenti i futbollit, Yvan Le Mee ka sulmuar hapur Fayza Lamarin, nënën e Kylian Mbappe, për ushtrimin e profesionit pa licencë.

Në një prononcim të fundit për mediet, Le Mee theksoi se arsyeja pse Mbappe ndodhet ende në Paris është nëna e tij.

“Të jesh agjente është një punë dhe ajo nuk di ta bëjë këtë. Duhet ta bënte një licencë për të menaxhuar interesat e djalit të saj dhe për të diskutuar me klubet. Jam i bindur se nëse Mbappe do të kishte pasur një agjent në kohën e negociatave me Realin (dy vjet më parë), ai do të ishte shitur. Në vend të kësaj ai është ende në Paris dhe nuk duket i lumtur”-u shpreh agjenti.

MARKETING