Agjencia e kadastrës: Në vitin 2025 mbi 1.040.000 lëndë të zgjidhura

Agjencia e kadastrës: Në vitin 2025 mbi 1.040.000 lëndë të zgjidhura

Agjencia e Kadastrit të Patundshmërive ka përfunduar gjatë vitit 2025 gjithsej 1.040.137 lëndë, duke treguar një përmirësim të dukshëm të efikasitetit dhe përkushtimit për të ofruar shërbime cilësore dhe në kohë. Sipas njoftimit të Agjencisë, të gjitha lëndët e mbetura janë zgjidhur, ndërsa kërkesat e reja trajtohen në afatet ligjore, pa ngecje.

Arritjet kryesore të vitit përfshijnë:

  • Eliminimin e plotë të lëndëve të prapambetura

  • Trajtimin me sukses të 96,4% të ankesave

  • Zgjidhjen e 99,6% të lëndëve në regjistrin grafik të tokës ndërtimore

  • Përgjigje të plota për 100% të kërkesave të pranuara përmes platformës e-Qeveri

  • Ulje të ndjeshme të lëndëve të pazgjidhura aktuale me 47,4%

  • Rritje prej 8% të numrit të lëndëve të pranuara krahasuar me vitin 2024

Sipas Agjencisë, këto rezultate tregojnë përmirësimin e organizimit të brendshëm, forcimin e mekanizmave të kontrollit dhe rritjen e efikasitetit institucional.

Agjencia e Kadastrit thekson gjithashtu angazhimin e saj të vazhdueshëm për digjitalizimin e shërbimeve, avancimin e proceseve dhe rritjen e transparencës, në shërbim të qytetarëve dhe subjekteve juridike.

MARKETING