Aggeler: Maqedonia e Veriut nuk ka mbështetës më të madh se sa SHBA-të

Aggeler: Maqedonia e Veriut nuk ka mbështetës më të madh se sa SHBA-të

Nuk ka mbështetëse dhe partnere më të madhe se SHBA-ja në realizimin e qëllimeve tuaja dhe e di se kjo u përsërit edhe në takimin mes presidentëve Xho Bajden dhe Gordana Siljanovska Davkova, deklaroi ambasadorja amerikane, Anxhela Ageler.

E pyetur çfarë dhe në cilin drejtim do të jetë mbështetja e shtuar e paralajmëruar e SHBA-së për Maqedoninë e Veriut, në takimin mes presidentëve Xho Bajden dhe Gordana Siljanovska Davkova, Ageler tha se ata me të vërtetë patën takim të shkëlqyeshëm, por nuk ka ndonjë shumë konkrete për të cilën është diskutuar.

“Siç tha tashmë edhe ministri i Mbrojtjes dhe kryeministri ka më shumë nevoja të cilat duhet të zgjidhen, ndërkaq meqenëse ne tashmë bashkëpunojmë në masë të madhe me siguri do të punohet edhe në atë që të zgjerohet bashkëpunimi të cilin tashmë e kemi. Në vitin që vjen kemi me të vërtetë qëllime më shumë të rëndësishme dhe sfida edhe prë Armatën edhe për ministrinë. Siç kemi thënë edhe më parë, nuk do të keni mbështetëse dhe partnere më të madhe se SHBA-ja në realizimin e këtyre qëllimeve dhe e di se presidenti, e përsëriti këtë në takimin me presidenten tuaj”, deklaroi Ageler, e cila së bashku me kryeministrin Mickoski, me ministrin e Mbrojtjes, Vllado Misajllovski, shefin e Shtatmadhorisë së Armatës, gjeneral-majorin Sashko Lafçiski dhe gjeneralët e Armatës, morën pjesë në stërvitjen e Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-së në Polivonine Armatës “Krivollak”.

MARKETING