Ageler: Përfshirja e Grubit dhe Bexhetit në listën e zezë, dëshmi se ndërhyrjet politike në gjyqësor nuk do të tolerohen

Ambasadorja e SHBA-ve, Angela Ageler është deklaruar pasi departamenti i shtetit amerikan futi në listën e zezë Artan Grubi dhe Enver Bexhetin.
MARKETING
“Përzgjedhja e sotme e Artan Grubit dhe Enver Bexhetit është dëshmi se ndërhyrjet politike në gjyqësor nuk mund – dhe nuk do të tolerohen. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të emërojnë ata që përfshihen në korrupsion që minon institucionet demokratike dhe gërryen besimin publik. Askush nuk është mbi ligjin dhe llogaridhënia është thelbësore për përparimin”, shkruan në profilin e saj në X, ambasadorja Ageler.