Ageler për Grubin: Me rëndësi është që njerëzit të thirren në përgjegjësi për veprimet e tyre, shpresoj që ai është njëri prej tyre

Ageler për Grubin: Me rëndësi është që njerëzit të thirren në përgjegjësi për veprimet e tyre, shpresoj që ai është njëri prej tyre

Ambasadorja e SHBA-së në vend, Anxhela Ageler në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve për ish zëvendëskryeministrin Artan Grubi i cili si i dyshuar në rastin “Llotaria shtetërore” gjendet në arrati, ka deklaruar sot se nuk ka koment për atë që po ndodh me Grubin, por porositi se është me rëndësi që njerëzit të thirren në përgjegjësi për veprimet e tyre.

“Vërtet nuk kam asnjë koment për atë që po ndodh me Artan Grubin, nuk e di ku është, mendoj se është e rëndësishme që njerëzit të jenë përgjegjës për veprimet e tyre dhe shpresoj që ai të jetë një prej tyre mendoj se unë kam qenë shumë i qartë dhe ne në ambasadë kemi qenë shumë të qartë se çfarë mendojmë për këshillin gjyqësor, institucionet e tjera në drejtësi. Duhet të ketë përgjegjësi, por edhe procesi duhet të jetë transparent që njerëzit të kuptojnë, qytetarët të kuptojnë se çfarë po ndodh dhe pse”, deklaroi Ageler.

MARKETING