Afrim Gashi pjesëmarrës në gala për Marrëveshjen e Ohrit

Afrim Gashi pjesëmarrës në gala për Marrëveshjen e Ohrit

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka njoftuar se ka marrë pjesë në gala mbrëmjen për nder të Marrëveshjes së Ohrit të organizuar nga zv/kryeministri Izet Mexhiti.
Gashi, ka shkruar se Marrëeshja e Ohrit, ishte një moment kyç në rrugën e paqes dhe bashkjetesës në RMV.
“Ishte kënaqësi të marr pjesë në një mbrëmje të veçantë, ku bashkë me miq, funksionarë dhe qytetarë e nderuam përvjetorin e Marrëveshjes së Ohrit, si një moment kyç në rrugën e paqes dhe bashkëjetesës në shtetin tonë.
Kjo ngjarje e organizuar nga Zëvendëskryeministri i Parë, Izet Mexhiti, u shndërrua në një magji artistike, falë interpretimit të jashtëzakonshëm të tenorit të madh, Ramë Lahaj.
Me çdo notë të tij, ai i dha jetë dhe shkëlqim kësaj mbrëmjeje, duke e bërë të paharrueshme për të gjithë ne”, ka shkruar kryeparlamentari Afrim Gashi.

MARKETING