Afrim Gashi: Miqësia me SHBA-në është jetike për të ardhmen tonë

Afrim Gashi: Miqësia me SHBA-në është jetike për të ardhmen tonë

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, mori pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara me rastin e 4 Korrikut – Ditës së Pavarësisë së SHBA-së.

Në fjalën e tij, Gashi përcolli urimet në emër të Kuvendit dhe të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut për popullin amerikan, duke theksuar rëndësinë e marrëdhënieve të forta mes dy vendeve.

“Miqësia dhe aleanca me SHBA-në janë jetike për të tashmen dhe të ardhmen tonë. Partneriteti ynë i palëkundur bazohet në vlerat e përbashkëta demokratike,” u shpreh Gashi.

Ai falënderoi Ambasadoren Angela Aggeler për ftesën dhe nënvizoi se SHBA-ja mbetet një nga partnerët më të rëndësishëm strategjikë të Maqedonisë së Veriut në rrugën e saj drejt integrimeve euroatlantike dhe forcimit të demokracisë.

MARKETING