AFAD ndërton strehimore të përkohshme në Kahramanmaraş
Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe të Emergjencave (AFAD) i Türkiyes ka ngritur një strukturë të përkohshme strehimi në provincën Kahramanmaraş, të prekur nga tërmetet e fuqishme të 6 shkurtit.
Të paktën 6.234 kanë humbur jetën dhe më shumë se 37.000 të tjerë janë lënduar në Türkiye pas dy tërmeteve të forta që goditën më 6 shkurt pjesën jugore të vendit:
Tërmetet me magnitudë 7.7 dhe 7.6 ballë, me qendër në provincën Kahramanmaraş, goditën 10 provinca dhe prekën më shumë se 13 milionë njerëz.
Disa vende në rajon, duke përfshirë Sirinë dhe Libanin, ndjenë dy tërmetet e mëdha që goditën Türkiye në më pak se 10 orë.
Gjatë aksioneve të kërkim-shpëtimit nga institucionet shtetërore të Türkiyes, janë shpëtuar më shumë se 8 mijë qytetarë. /TRT Albania/