Aeroporti i Shkupit: Nga sot udhëtarët duhet të paraqiten tre orë para fluturimit
Nga sot deri në fund të nëntorit pasagjerët që do të shfrytëzojnë shërbimet ajrore në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit duhet të mbërrijnë tre orë para fluturimit.
Nga “TAV Maqedoni” të premten informuan se kompania ajrore do të kryejë përmirësim të sistemit për bagazh.
“Duke filluar nga data 9 tetor (e hënë), deri në fund të nëntorit të vitit 2023, gjegjësisht në periudhën prej dy muajsh, në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, do të bëhet përmirësimi i sistemit për trajtimin e bagazhit.
Prandaj, ju bëjmë thirrje të gjithëve që do të udhëtoni në periudhën e theksuar kohore përmes Aeroportit Ndërkombëtar në Shkup, të mbërrini në aeroporti, gjegjësisht në sportelet për regjistrim të pasagjerëve dhe bagazhit, tre orë para kohës së planifikuar të nisjes së fluturimit tuaj”, thuhet në njoftimin e Aeroportit të Shkupit.