Aeroplani përplaset me çatinë e një banese, humb jetën piloti në Gjermani
Një aeroplan u rrëzua mbi çatinë e një shtëpie në Gjermani, duke i marrë jetën tragjikisht pilotit.
Në momentin kur ndodhi ngjarja, banorët nuk ndodheshin në banesë, ndërsa ekipet e shpëtimit kanë ndërhyrë menjëherë dhe po vijojnë kërkimet nëse të verifikuar në ka pasur të tjerë pasagjerë në avion.
Dëshmitarët në Ganderkesee, në lagjen Oldenburg ku ndodhet shtëpia, raportuan se dëgjuan një zhurmë të fortë përpara se aeroplani të përplasej në çatinë e shtëpisë. Kabina e pilotit u shkatërrua plotësisht.

