Ademi shënon një gol në fitoren e Dinamos

Arijan Ademi ka shënuar njërin prej tri golave për Dinamo Zagrebin që mposhti në udhëtim Varazdin me rezultatin 3:1.
Ndeshja u zhvillua të dielën dhe i takoi javës së 22-të të elitës së futbollit kroat. Ademi shënoi golin e tretë në minutën e 86-të.
Në fushë u inkuadrua në minutën e 80-të. Jorgo Pëllumbi kompletoi ndeshjen te skuadra e Varazdinit.
Dinamo me këtë fitore është forcuar në vendin e parë me 52 pikë, derisa Varazdini zë vendin e shtatë me 27 pikë.