Ademi: Opozita shqiptare bashkë me VMRO-në mbrojnë monopolin e kazinove dhe jo interesin qytetar!
Ndryshimet e Ligjit për Lojëra të Fatit nuk janë miratuar. Kuvendi sqaroi se edhe pse dje është thënë se konstatohen ndryshimet e këtij ligji, në fakt për të njejtin ligj duheshin 61 vota, kurse dje kanë votuar vetëm 51.
Për mos votimin e ndryshimit të Ligjit për Lojëra të Fatit reagon BDI. Koordinatori i grupit parlamentar Arbër Ademi kërkon nga deputetët që nuk kanë votuar, përgjegjësi morale dhe politike dhe i bënë thirrje gazetarëve dhe deputetëve që janë në anën e siç thotë ai kazonove, të deklarohen publikisht.
Arbër Ademi, koordinator i grupit parlamentar të BDI-së MKD
“Dje u pa një moment aspak i mirë për qytetarët e vendit nga deputetët e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, që së paku një herë, madje as edhe për një herë nuk u bashkuan njëzëri e të votojnë një ligj në të mirë të të gjithë qytetarëve. Opozita shqiptare, VMRO-DPMNE, Levica dhe disa deputetë të koalicionit, nuk përkrahën ligjin për Lojërat e Fatit, ligj ky që do të mundësonte që këto veprimtari të largohen 500 metra nga shkollat. Më vjen keq që me stërzgjatjen e debatit mbi këtë ligj e poashtu dhe mos përkrahjen e të njejtit, po mbrohet monopoli i kazinove dhe bastoreve, ndërsa nuk mendohet ardhmëria e qytetarëve dhe sidomos fëmijëve tanë, pasi këto veprimtari ndodhën shumë pranë objëkteve shkollore, ku mëson ndoshta fëmija im, apo edhe fëmijët e gjithësecilit prej jush”, /SHENJA/