Ademi: Ne nuk jemi si VLEN-i, japim mbështetje të plotë për Haqim Ramadanin në Bërvenicë
Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim dhe njëherësh përfaqësues i Aleancës Kombëtare për Integrim, Arbër Ademi, ka folur për mbështetjen e Haqim Ramadanit, kandidatit të VLEN-it në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale për komunën e Bërvenicës.
“Ne nuk jemi VLEN-i. Neve kjo pyetje nuk duhet absolutisht të na bëhet. Për arsye se ne nuk jemi si ata – të mos përkrahim kandidatët tanë kur garojnë me të tjerë,” deklaroi Ademi.
Ai shtoi se për BDI-në dhe AKI-në, mbështetja e qytetarëve është vendimtare për të qenë pjesë e pushtetit. “Nëse nuk e kemi mbështetjen e qytetarëve, fare nuk na duhet pushteti. Ne nuk e kemi vendin në pushtet nëse nuk na votojnë qytetarët. Nëse nuk e kemi marrë besimin e qytetarëve, duhet të qëndrojmë në opozitë dhe të jemi korrektorë të pushtetit,” theksoi Ademi. /SHENJA/

