Ademi: Fitore pa balotazh për AKI-n në Likovë dhe Pllasnicë

Arbër Ademi, ka shpallur fitoren e kandidatëve të Aleancës Kombëtare për Integrim në komunat e Likovës dhe Pllasnicës, pa nevojën për raund të dytë zgjedhjesh.
Sipas Ademit, në këto dy komuna janë përpunuar të gjitha rezultatet zgjedhore dhe AKI ka siguruar fitore bindëse që në raundin e parë.
“Në komunën e Likovës kemi fituar pa balotazh me kandidatin tonë, Erkan Arifi, me një rezultat pothuajse 3 me 1. Po ashtu, kemi arritur fitore edhe në komunën e Pllasnicës ndaj kandidatit të Partisë Demokratike Turke, me një diferencë 2 me 1”, deklaroi Ademi.
Ai theksoi se Likova dhe Pllasnica janë dy komunat e para ku është përmbyllur numërimi i plotë i votave dhe rezultatet janë përfundimtare.