Ademi: BDI pritet të reformohet pas 20 dhjetorit

Ademi: BDI pritet të reformohet pas 20 dhjetorit

Edhe Bashkimi Demokratik për Integrim, pritet të reformohet pas 20 dhjetorit, ku pritet të mbahet kongresi i partisë. I pyetur nga TV Shenja, se a ka ndonjë emër konkretë deri më tani se kush do të shkarkohet ose emërohet nga funskioni partiak,nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi, konfirmoi vetëm emrin e Ali Ahmetit. Ai tha se Ahmeti do të rizgjidhet kryetar i BDI-së , ndërsa shtoi se do të ketë edhe zgjedhje të anëtarëve të këshillit të përgjithshëm, pas çka do të vazhdojnë edhe shkarkime dhe emërime të emrave tjerë për pozicionet përkatëse.

ARBËR ADEMI, NËNKRYETAR I BDI-SË

“Në BDI ka shumë njerëz të cilët kanë lënë gjurmë të rëndësishme, jo vetëm brenda partisë por në të gjitha proceset që e kanë karakterizuar vendin tonë, dhe si një parti e përgjegjshme shtetformuese serioze e cila ka legjitimitetin e pakontestueshëm të shqiptarëve në vend. Sigurisht se pritet të kemi vendime të përgjegjshme të cilat përkojnë me kërkesat e opinionit”.

MARKETING