Abdylhadi Jahja dhe Agon Hani rinovojnë kontratat me Voska Sport

Abdylhadi Jahja dhe Agon Hani rinovojnë kontratat me Voska Sport

Skuadra e Voska Sport është duke zhvilluar fazën përgatitore për sezonin e ri garues në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut nën udhëheqjen e trajnerit, Seit Kreka.

Skuadra shqiptare nga Ohri bëri të ditur në fillim të përgatitjeve se do të luajnë krejtësisht me ekip të ri dhe formacion ndryshe nga ai që kishin në sezonin e kaluar. Mirëpo, skuadra e Voskës ka arritur që të mbajë në radhët e veta edhe disa nga lojtarët që ishin pjesë e tyre në edicionin e fundit. Bëhet fjalë për Abdylhadi Jahjën si dhe për Agon Hanin. Të dy futbollistët kanë rinovuar kontratat me Voskën dhe do të vazhdojnë të mbeten pjesë e ekipit nga Ohri edhe në sezonin e ri.

Kujtojmë se Voska Sport deri më tani ka zhvilluar edhe tre ndeshje kontrolluese në kuadër të përgatitjeve, ku e fundit ishte ajo kundër Novacit në të cilën djemt e trajnerit Seit Kreka triumfuan me rezultat 2:1. Ndërkohë disa ditë më vonë do të testohen edhe me Pelisterin në Manastir.

MARKETING