Abdush Demiri i opozitës shqiptare zgjidhet anëtar i KSHZ-së

Komisioni për zgjedhje dhe emërime e zgjodhi Abdush Demirin për antar të Komisionit Shtetëror Zgjedhor. Me 10 vota pro, asnjë kundër dhe 1 të përmbajtur, komisioni e votoi kandidatin e partive opozitare shqiptare, pasi Partia Demokratike Evropiane e kishte tërhequr kandidatin e tyre. Tani propozimi i Komisionit për zgjedhje dhe emërime, duhet të shkoj në seancë plenare për votim.
Marija Georgievska, kryetare e komisionit
“Konstatoj se Komisioni për zgjedhje dhe emërime, vërtetoi propozim vendimin, sipas të cilit Kuvendi për antar në Komisionin Shtetëror Zgjedhor, do ta propozojmë Abdush Demirin”.
Ndërkaq, Komisioni Shtetëror Zgjedhor, ka publikuar afatet zgjedhore. Fushata zgjedhore e zgjedhjeve presidenciale fillon më 4 prill në orën 00:00 dhe do të zgjas deri më 22 prill. Sipas afateve të caktuara nga KSHZ, fushata zgjedhore fillon 20 para ditës së mbajtjes së zgjedhjeve, edhe në rrethin e parë edhe në të dytin. Rezultatet e anketave të mendimit publik lidhur me pjesëmarrësit në procesin zgjedhor publikohen më së voni deri 5 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve, gjegjësisht jo më vonë se 18 prill ora 24:00.