Abdixhiku: Takimi me Kurtin ishte i mbarë, bisedimet vazhdojnë

Abdixhiku: Takimi me Kurtin ishte i mbarë, bisedimet vazhdojnë

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e ka vlerësuar pozitivisht takimin me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti. Ai ka bërë të ditur se diskutimet do të vazhdojnë edhe në ditët e ardhshme.

MARKETING

Description of image

Abdixhiku tha se LDK-ja ka marrë pjesë në bisedime me qëllim të arritjes së një marrëveshjeje dhe shmangies së zgjedhjeve të reja, duke respektuar rezultatin e zgjedhjeve.

Sipas tij, gjatë takimit janë diskutuar ndryshime politike, programore dhe çështje që lidhen me të ardhmen e institucioneve. Ai theksoi se LDK-ja kërkon një marrëveshje të gjerë që do të sigurojë një përfaqësim dhe balancë më të mirë brenda institucioneve.

Abdixhiku tha se partia e tij mbetet në qëndrimet e shprehura më herët dhe se bisedimet do të vazhdojnë. Nëse nuk arrihet një marrëveshje, vendi mund të shkojë drejt zgjedhjeve të reja.

MARKETING