Abdixhiku: Nëse Kurti do marrëveshje me LDK-në, Vjosa Osmani mund të jetë kandidate për presidente
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka komentuar ofertën e re të VV-së për president.
Ai ka bërë me dije se Kurti duhet të përcaktohet nëse do marrëveshje politike me LDK-në.
Nëse Kurti do marrëveshje me LDK-në, ai ka thënë se propozim i LDK-së për president mund të jetë Vjosa Osmani.
“Nëse do marrëveshje politike me LDK-në, atëherë ne mundemi me propozu edhe emra. S’kemi nevojë me propozu tre emra, por vetëm një, mundet me qenë edhe Vjosa Osmani, Por duhet të vendos nëse do marrëveshje politike me LDK-në”, ka thënë ai.

