Abazi: Kandidatura ime bazohet në vullnetin për ndryshim dhe mbështetjen e qytetarëve

Abazi: Kandidatura ime bazohet në vullnetin për ndryshim dhe mbështetjen e qytetarëve

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI), Ejup Abazi, në paraqitjen e tij sonte në emisionin “Debat në SHENJA”, tha se qytetarët e Komunës së Studeniçanit janë të pakënaqur me menaxhimin aktual të komunës, duke shtuar se kjo është një nga arsyet kryesore që e ka shtyrë të rikandidojë.

“Ekziston një bindje e qartë për ndryshim, jo vetëm nga unë personalisht, por edhe nga vetë qytetarët dhe komuniteti në komunën e Studeniçanit. Ata e shprehin hapur pakënaqësinë e tyre me menaxhimin aktual, i cili nuk është në rregull,” theksoi Abazi.

Ai shtoi se kandidatura e tij e dytë është e bazuar në matje konkrete në terren, përfshirë sondazhe dhe kontaktin direkt me qytetarët, që sipas tij, tregojnë qartë një klimë të përgjithshme pakënaqësie dhe kërkesë për ndryshim. /SHENJA/

MARKETING