A po kthehet Neymar në Evropë?

A po kthehet Neymar në Evropë?

Braziliani i famshëm Neymar dalëngadalë po harrohet në skenën botërore. Ai ka një vit që është larguar për shkak të lëndimit, por për të mos e harruar, braziliani po përgatit një rikthim të madh.

Neymar bëri paraqitjen e tij të fundit më 18 tetor 2023 me fanellën e Brazilit dhe duket se fundi i karrierës së tij mund të vijë në Arabinë Saudite.

Por siç shkruan Catalan Sport, Neymar është duke punuar për një transferim te Barcelona. Do të ishte një rikthim i mrekullueshëm në Katalonjë, por edhe në futbollin evropian pasi ai u largua për miliona.

Me sa duket, Neymar me të vërtetë dëshiron të vazhdojë të luajë në një nivel të lartë, dhe Barça është aktualisht numri një i tij dhe ai do të jepte gjithçka për t’u rikthyer edhe për disa sezone të tjera.

Sot ai është 32 vjeç dhe të gjithë e dinë se ai u largua nga Barcelona për të mos qenë nën hijen e Leo Messit. Qëllimi i tij i vetëm ishte fitimi i Topit të Artë teksa luante për PSG-në, por nuk ia doli… Ndoshta do të kthehet dhe do të bëjë një mrekulli, shkruan Gol. /tesheshi.com/

MARKETING