A ia vlen barra qiranë që në këtë moment Aleanca të hyjë në Qeveri? – Kështu përgjigjet Taravari

A ia vlen barra qiranë që në këtë moment Aleanca të hyjë në Qeveri? – Kështu përgjigjet Taravari

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, në emisionin “”Intervistë në Shenja” tha se ai si lider i ASH-së nuk do t’i fillonte negociatat për hyrje në Qeveri nëse nuk do t’ia vlente.

“Të mendohesha unë se sja vlen as që do t’i filloja negociatat. I Fillova negociatat dhe pikë së parë me platformën tonë politike për hyrje në vija të kuqe prej të cilave nuk guxojmë të tërhiqemi dhe prandaj kanë qenë të rënda. 2/3 e negociatave i kemi harxhuar në sinkronizimin e programit politik. Por 1/3-të e kemi harxhuar edhe në zgjedhjet kadrovike”, u shpreh Taravari. /SHENJA/

MARKETING