A do vazhdojë Blerim Bexheti të jetë Sekretar Organizativ i BDI-së?
Deputeti Blerim Bexheti në emisionin “Debat në Shenja”, i pyetur nëse ka ambicie për të qenë Sekretar Organizativ dhe pjesë e kryesisë tha se të gjithë do të kontribuojnë në BDI, nëse mbeten edhe vetëm si anëtar në BDI.
“Ka ardhur koha që në këtë kongres që do të ketë ndryshime edhe më të mëdha kadrovike, por edhe orientimet programore pasi për ne është me rëndësi të vijnë njerëz të cilët do të dinë ta realizojnë atë përcaktim programor. A është e rëndësishme a do të jem unë apo jo, kjo është më pak e rëndësishme, a do të jetë ndonjëri nga kolegët e mi, është shumë më pak e rëndësishme, të gjithë dojnë më të mirën dhe janë të vetëdijshëm për situatën në shtet dhe regresin që po ndodh në çdo sferë të jetës”, tha Bexheti.

