(VIDEO) VMRO dhe LSDM bashkë kundër heqjes së flamurit maqedonas
Pas publikimit të një video-incizimit në rrjetet sociale, ku shifet një person në Gostivar duke hequr flamurin e shtetit dhe më pas së bashku me një person tjetër e mbledhin dhe e hedhin në tokë, sot kanë reaguar partitë të bllokut maqedonas.
Nga partia në pushtet, VMRO-DPMNE, e dënojmë ashpër përdhosjen e flamurit maqedonas në Gostivar dhe u bëjnë thirrje institucioneve kompetente të veprojnë menjëherë.
VMRO-DPMNE
“Flamuri maqedonas është simbol shtetëror dhe çdo mosrespektim i tij duhet të sanksionohet menjëherë. Një sjellje e tillë e individëve në shoqëri krijon përçarje dhe jo bashkim. U bëjmë thirrje institucioneve kompetente që të veprojnë menjëherë dhe të identifikojnë kryerësit”.
Në të njëjtën linjë qendrojnë edhe nga partia opozitare LSDM, të cilët edhe ata dënojnë ashpër përdhosjen e flamurit shtetëror maqedonas në Gostivar dhe kërkojnë që Ministria e Punëve të Brendshme menjëherë ta zbardhë rastin, t’i identifikojë kryerësit dhe të ketë përgjegjësi në përputhje me ligjin, ndërsa sipas tyre, këto incidente motivohen si pasojë e politikave të gabuara nga partitë në pushtet.
LSDM
“Përdhosja e flamurit shtetëror është fyerje për të gjithë qytetarët dhe një akt kundër shtetit, i cili duhet të sanksionohet. Përçarjet në shoqëri, të cilat i krijon pushteti kriminal i VMRO-së dhe ZNAM-it, për shkak të interesave të tyre partiake, vazhdimisht shkaktojnë probleme dhe gjenerojnë kriza”.
Sipas LSDM-së, qytetarët tashmë i kanë kuptuar qëllimet e pushtetit dhe nuk do të lejojnë krijimin e tensioneve, por do të vazhdojnë të ndërtojnë një Maqedoni multietnike, të bazuar në respektin e ndërsjellë.
Samir Mustafa /SHENJA/

