(VIDEO) Nikolloski: Mundësi punësimi për 1.200 punëtor me paga të mira

(VIDEO) Nikolloski: Mundësi punësimi për 1.200 punëtor me paga të mira

Me përshpejtimin e ritmit të ndërtimit të autostradës Prilep-Manastir, do të krijohen 1.200 vende të reja pune, me mundësinë e punësimit. Këtë e deklaroi sot ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikolloski, i cili mori pjesë në panairin e punës në Prilep, të organizuar nga konserciumi Bektel/Enka.  Zëvendëskryeministri theksoi se po hapen vende pune për inxhinierë ndërtimi e trafiku, gjeodetë, teknikë , staf laboratori, operatorë makinerish ndërtimi, shoferë, punëtorë ndërtimi të kualifikuar dhe të pakualifikuar.

Nikolloski tha se Bektel/Enka  njihet si një kompani ndërtimi konkurruese, si për nga njohuritë ashtu edhe për vendet e punës të paguara mirë.

ALEKSANDAR NIKOLLOSKI, MINISTËR I TRANSPORTIT DHE LIDHJEVE

“Dy kompanitë, Bektel dhe Enka, janë kampionë kur shihet paga mesatare mujore e paguar. Mesatarja për vitin 2025 është 137.000 denarë, por në këto kompani nuk ka pagë nën 60.000 denarë. Që do të thotë, po flasim për vende pune jashtëzakonisht të paguara mirë dhe për këtë arsye dua t’i motivoj të gjithë të aplikojnë”

Autostrada Prilep-Manastir ka gjatësi prej rreth 42 kilometrash dhe është pjesë e korridorit 10-d. Kjo është pjesa e projektit që lidh Pellagoninë me Korridorin 10 dhe vazhdon drejt kufirit me Greqinë.

/SHENJA/

MARKETING