(VIDEO) Numri i përsonave të prekur me grip është rritur për 22%

(VIDEO) Numri i përsonave të prekur me grip është rritur për 22%
epa08746325 Modesto (R) receives a flu vaccine at a free mobile clinic in Lakewood, California, USA, 14 October 2020. Flu vaccine manufacturers have increased production in anticipation of this year's flu season. EPA-EFE/ETIENNE LAURENT

Numri i përsonave të prekur me grip dhe sëmundjeve të ngjajshme me gripin është rritur për 22%, gjegjësisht janë paraqitur 188 raste. Instituti i Shëndetit Publik bënë me dije se më shumë raste me grip ka në Shkup dhe Kumanovë. Sa i përket periudhës së njetë të vitit të kaluar, kanë qenë të prekur 91 persona, që paraqet një rritje të dyfishtë, kurse në krahasim me modelin e 16 sezoneve të fundit, është regjistruar rritjr për 70.8%.

Instituti i Shëndetit Publik

“Nga 188 raste, 40 janë regjistruar në Shkup, 32 në Kumanovë, nga 17 në Dibër dhe Radovish, 13 në Tetovë, nga 11 në Ohër dhe Prilep, 10 në Strugë, 8 në Strumicë, 6 në Manastir, 5 në Sveti Nikollë, nga 4 në Resnjë dhe në Shtip, nga dy raste në Veles, Kavadar, Negotinë dhe Makedonski Brod dhe nga një rast në Kriva Pallankë dhe Gostivar”.

Sa i përket moshës, janë regjistruar 113 persona të moshës 15 deri në 64 vjeç, 29 persona mbi moshën 65 vjeç, 28 fëmijë të moshës 5 deri në 14 vjeç dhe 18 fëmijë nën moshën katër vjeç.

Ndërsa në mesin e formave të virusit ka edhe të raste të covidit.

Instituti I Shëndetit Publik

“Nga totali i materialeve të testuara, janë gjashtë rezultate pozitive për SARS-CoV-2. Ndërsa nuk ka pasur materiale laboratorike pozitive për RSV në këtë javë”.

Në sezonin 2026/2027, numri i përgjithshëm i rasteve të gripit/sëmundjeve të ngjashme me gripin është 797. Krahasuar me të njëjtën periudhë të sezonit të kaluar, numri i rasteve të raportuara është 20.4 përqind më i lartë, dhe krahasuar me modelin e 16 sezoneve të fundit, është regjistruar një rritje prej 38.4 përqind. Në numrin e përgjithshëm, Tetova është vendi me më shumë të prekur me grip.

Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

MARKETING