Kuvendi i Shqipërisë miraton buxhetin për vitin 2027
Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar në tërësi Projektligjin “Për buxhetin e vitit 2027”, pas diskutimeve në një seancë maratonë, pas miratimit në parim në seancën e kaluar, raporton Anadolu.
Projektligji për projektbuxhetin e vitit të ardhshëm u miratua në seancën e fundit parlamentare me 80 vota pro, 22 kundër dhe asnjë abstenim, nga 140 deputetë që ka Kuvendi i Shqipërisë.
Gjithashtu Kuvendi miratoi edhe projektligjet e tjera të paketës fiskale që kanë lidhje me buxhetin.
Sipas autoriteteve shqiptare, buxheti i vitit 2027 që arrin në 10 miliardë euro garanton një balancë pozitive dhe bazohet në programin e Qeverisë së Shqipërisë.
Sipas Qeverisë së Shqipërisë, buxheti i ri ndërthur mbështetjen për rritjen ekonomike dhe politikat sociale me investimet strategjike, modernizimin e shërbimeve publike, forcimin e sigurisë dhe mbrojtjes, zhvillimin e kapitalit njerëzor dhe përshpejtimin e procesit të integrimit në Bashkimin Evropian.
Gjithashtu Kuvendi i Shqipërisë miratoi edhe aktin normativ mbi ndryshimet në ligjin “Për tubimet”. Sipas Kuvendit, ky akt normativ parashikon shtesa dhe ndryshime në kuadrin ligjor për organizimin dhe zhvillimin e tubimeve, duke rregulluar dispozita që lidhen me ushtrimin e kësaj të drejte dhe përgjegjësitë përkatëse.

