(VIDEO) Rexhepi i kërkon Mickoskit ta tërheqë propozimin për jurisprudencën
Kryeministri Hristijan Mickoski kërkon që të pritet mendimi i Komisionit të Venedikut për provimin e jurisprudencës dhe që i njejti mendim më pas të respektohet nga të gjithë. Kështu i është përgjigjur i Mickoski pyetjes së deputetit të Frontit Evropian Skender Rexhepi-Zejdi, se a do të tërhiqet Qeveria nga ky propozim-ligj sepse sipas Rexhepit, sepse ligji për përdorimin e gjuhëve lejon të përdoret dygjuhësia edhe në gjykatë dhe prokurori dhe vetëm së duhet këto dispozita t’i jetësoj edhe në institucionet përkatëse.
Sinkron: Skender Rexhepi-Zejdi
“A do ta tërheqni këtë propozim ligj dhe të lejoni që Ministria e Drejtësisë ta bëjë punën në mënyrë të harmonizimit të ligjit përkatës dhe provimi i jurisprudencës të jetësohet në mënyrë të drejtë, demokratike, konform Kushtetutës dhe ligjeve”.
Ndërsa Mickoski tha se për më shumë se 20 vjet kjo çështje as nuk është hapur e as nuk është zgjidhur edhe pas miratimit të Ligjit për Përdorimine Gjuhëve.
Sinkron: Hristijan Mickoski, kryeministër
“Le të presim të shohim se cili është mendimi i Komisionit të Venedikut dhe pastaj të marrim vendime se çfarë do të ndodhë më pas. Deri më tani, procesi është zhvilluar në mënyrë shumë transparente. Më vjen keq që për më shumë se 20 vjet, gjatë të cilave ka pasur ministra të ndryshëm të etnive dhe përkatësive të ndryshme politike, ata nuk kanë arritur ta çojnë përpara këtë çështje, edhe pas miratimit të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve”.
Propozim ligji për provimin e jurisprudencës parasheh zgjidhje 80-20, që pjesa teorike të jepet në gjuhën shqipe, kurse provimet praktike në maqedonisht.
Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

