Zgjedhjet presidenciale në Serbi caktohen për 27 dhjetor
Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Aleksandar Çupiç, ka shpallur sot zgjedhjet presidenciale, të cilat do të mbahen të dielën, më 27 dhjetor.
Zgjedhjet janë shpallur një ditë para afatit të fundit ligjor dhe pak më shumë se një muaj pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, të mbajtura më 25 tetor, në të cilat Lista Studentore mposhti partinë e Aleksandar Vuçiçit.
Sipas nenit 10 të Ligjit për Zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Serbisë, në rastet kur mandati i presidentit përfundon para afatit për të cilin është zgjedhur, zgjedhjet duhet të shpallen në mënyrë që votimi të mbahet jo më vonë se tre muaj nga data e përfundimit të mandatit.
Ndërkohë, Aleksandar Vuçiç kishte dhënë dorëheqje nga posti i presidentit të Serbisë më 27 shtator, me qëllim që të kandidonte për deputet në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Koalicioni i mbledhur rreth Partisë Progresive Serbe i humbi zgjedhjet, ndërsa ish-presidenti Vuçiç tani është deputet dhe kryetar i grupit parlamentar “Serbia Fiton”.

