Musk premton nga dy aksione të SpaceX për çdo fëmijë në SHBA

Musk premton nga dy aksione të SpaceX për çdo fëmijë në SHBA

Drejtori ekzekutiv i Tesla-s dhe SpaceX-it, Elon Musk premtoi të mërkurën t’i dhurojë çdo fëmije në SHBA nga dy aksione të kompanisë së tij të hapësirës ajrore, një nga SpaceX dhe një tjetër nga zotërimet e tij personale, transmeton Anadolu.

“Çdo fëmijë në Amerikë do të marrë dy aksione të SpaceX-it, një nga kompania dhe një nga unë personalisht”, shkroi Musk në platformën amerikane të rrjeteve sociale X.

“Aksioni nga SpaceX do të transferohet muajin e ardhshëm. Aksioni që do të vijë drejtpërdrejt nga unë do të transferohet kur të përfundojë periudha e kufizimit të shitjes së aksioneve të mia, në qershor të vitit të ardhshëm”, shtoi ai.

Njoftimi dyfishon premtimin fillestar të Muskut në tetor, kur ai u zotua t’i dhuronte një aksion të SpaceX-it çdo fëmije në SHBA.

Vlera e përgjithshme e këtij dhurimi vlerësohet në rreth 18,4 miliardë dollarë, bazuar në çmimin e mbylljes së aksioneve të mërkurën dhe në vlerësimet e Byrosë së Regjistrimit të Popullsisë së SHBA-së, sipas të cilave vendi ka rreth 72 milionë fëmijë, raportoi Axios.

Musk nuk dha hollësi të mëtejshme lidhur me kriteret e përfitimit apo mënyrën se si do të shpërndahen aksionet e tij personale.

MARKETING