Mickoski takohet me Edi Ramën: Diskutuam për avancimin e bashkëpunimit mes dy vendeve

Mickoski takohet me Edi Ramën: Diskutuam për avancimin e bashkëpunimit mes dy vendeve

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka zhvilluar një takim kokë më kokë me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Përmes një statusi, Mickoski bëri të ditur se në takim është diskutuar për avancimin e bashkëpunimit bilateral, forcimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe thellimin e partneritetit mes dy vendeve.

“Realizova një takim kokë më kokë me kryetarin e Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama.

Biseduam për avancimin e bashkëpunimit bilateral, forcimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe thellimin e partneritetit mes dy vendeve.

Vazhdojmë të ndërtojmë marrëdhënie të bazuara në besim, respekt të ndërsjellë dhe interesa të përbashkëta”, ka shkruar Mickoski.

MARKETING