Mark Rutte: NATO do të mbrojë çdo centimetër të territorit të Polonisë
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte ka deklaruar nga Varshava se Aleanca Atlantike do të mbrojë çdo centimetër të territorit polak, pas rënies së raketave ruse në juglindje të Polonisë.
Rutte e cilësoi ngjarjen si një incident të rrezikshëm, të lidhur pa dyshim me luftën e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës.
Kreu i NATO-s bëri të ditur se kishte kontaktuar që një ditë më parë me kryeministrin polak, Donald Tusk si dhe me presidentin Karol Naërocki, për të diskutuar zhvillimet.
“Polonia është një aleat i fortë. Këtu keni forca të armatosura të shkëlqyera. Tani duhet të përcaktojmë me saktësi se çfarë ka ndodhur”, deklaroi Rutte.
Ai shtoi se komandanti i forcave të NATO-s në Europë do të bëjë gjithçka për të identifikuar dobësitë e mundshme në sistemin e parandalimit dhe mbrojtjes së Aleancës.

