Nesër Edi Rama në Strugë dhe Ohër, regjim i posaçëm i komunikacionit në disa rrugë

Nesër Edi Rama në Strugë dhe Ohër, regjim i posaçëm i komunikacionit në disa rrugë

Policia ka njoftuar se nesër, më 22 nëntor, në Strugë dhe Ohër do të vendoset regjim i posaçëm i komunikacionit, në kuadër të vizitës zyrtare të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Sipas njoftimit të SPB Ohër, kufizimet do të jenë në fuqi nga ora 06:00 deri në 17:00 dhe do të përfshijnë disa segmente rrugore në të dy qytetet.

Regjimi i posaçëm do të zbatohet në aksin rrugor nga pika kufitare e Qafë Thanës, përmes Strugës deri në fshatin Podmolje dhe Vilën Ohër, si dhe në relacionin nga Aeroporti i Ohrit “Shën Apostull Pali” deri te Vila Ohër.

Policia u bën apel qytetarëve dhe drejtuesve të automjeteve që të respektojnë udhëzimet e zyrtarëve policorë dhe të planifikojnë udhëtimet e tyre duke marrë parasysh kufizimet e paralajmëruara.

MARKETING