Ministri i Jashtëm turk takohet me ministrin e Shtetit të Irakut
Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, u takua të shtunën me ministrin e Shtetit të Irakut dhe kryetarin e Frontit Turkmen të Irakut, Mehmet Seman Agaoglu, njoftoi Ministria e Jashtme turke, transmeton Anadolu.
Takimi u zhvillua në kryeqytetin turk, Ankara, bëri të ditur ministria përmes platformës sociale turke NSosyal.
Ministria nuk dha detaje të tjera lidhur me takimin.

