Zyrtari i Pentagonit: Lufta e SHBA-së kundër Iranit ka kushtuar 48.3 miliardë dollarë

Zyrtari i Pentagonit: Lufta e SHBA-së kundër Iranit ka kushtuar 48.3 miliardë dollarë

Një zyrtar i Pentagonit para ligjvënësve ka bërë të ditur se fushata ushtarake e SHBA-së kundër Iranit ka kushtuar rreth 48.3 miliardë dollarë që nga fillimi i konfliktit në fund të muajit shkurt, transmeton Anadolu.

Arthur Miller, i nominuar për postin e ndihmës sekretarit të Marinës për menaxhimin financiar dhe kontrollin financiar, bëri të ditur këtë shifër gjatë seancës dëgjimore për konfirmimin e emërimit të tij para Komitetit të Senatit për Shërbimet e Armatosura.

“Kjo shifër përfshin municionet, kostot e zëvendësimit të pajisjeve dhe shpenzimet operative”, u tha Miller ligjvënësve.

Vlerësimi nuk përfshin kostot e riparimit të objekteve ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme, të dëmtuara nga sulmet iraniane.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të senatorit Richard Blumenthal, Miller pranoi se shpenzimet shtesë nuk ishin përfshirë në vlerësim dhe tha se nuk kishte një shifër për kostot e riparimit.

Lufta filloi me sulmet amerikane dhe izraelite ndaj Iranit më 28 shkurt, përpara se palët të arrinin një armëpushim në muajin prill.

Luftimet mes SHBA-së dhe Iranit rifilluan më vonë, pasi negociatat ngecën, pavarësisht nënshkrimit të një memorandumi mirëkuptimi nga të dyja palët në qershor.

MARKETING