Çairi mëson kundërshtarin në 1/8 e finales së EHF European Cup, përballje me kampionen e Ukrainës

Çairi mëson kundërshtarin në 1/8 e finales së EHF European Cup, përballje me kampionen e Ukrainës

Skuadra e femrave e Çairit ka mësuar kundërshtarin për fazën e 1/8 së finales në EHF European Cup. Përfaqësuesja shqiptare do të përballet me kampionen e Ukrainës, Galichanka Lviv, në një sfidë me rëndësi të veçantë, ku synon të shkruajë një tjetër faqe të historisë së klubit.

Ndeshja e parë do të zhvillohet në Shkup, më 9 ose 10 janar, ndërsa takimi i kthimit do të luhet një javë më vonë në Poloni, ku skuadra ukrainase i zhvillon ndeshjet si vendase.

Çairi siguroi kualifikimin në këtë fazë pasi eliminoi skuadrën Kurin nga Azerbajxhani, duke regjistruar dy fitore në transfertë.

Tashmë, përballë Galichanka Lviv, skuadra nga Shkupi do të kërkojë të vazhdojë rrugëtimin evropian dhe të sigurojë për herë të parë në histori kualifikimin në çerekfinale të EHF European Cup. Një sukses i tillë do të përbënte arritjen më të madhe të klubit në arenën ndërkombëtare.

MARKETING