Arrestohet 51-vjeçari në Kavadar, policia i sekuestron disa armë dhe municion pa dokumentacion
Një 51-vjeçar nga fshati Begnishtë i Kavadarit është arrestuar pasi gjatë një bastisjeje në shtëpinë dhe ambientet ndihmëse të tij, policia ka gjetur dhe sekuestruar disa armë dhe municion pa dokumentacionin përkatës.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), arrestimi i C.D. është realizuar dje (17.11.2026), në orën 09:40, nga nëpunës policorë të NJPB-së në Kavadar.
Gjatë kontrollit, i kryer me urdhër të Gjykatës Themelore të Kavadarit, janë gjetur dhe sekuestruar një karabinë gjuetie me shënjestër optike dhe pesë fishekë, një karabinë tjetër gjuetie me katër fishekë, një pushkë gjuetie me pesë fishekë, si dhe 14 fishekë gjuetie dhe gjashtë fishekë të tjerë, për të cilët nuk është poseduar dokumentacioni përkatës.
“Personi është ndaluar në stacionin policor, është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të parashtrohet kallëzim përkatës”, njoftojnë nga MPB.

