Kosova pëson humbje në Irlandë, i shuhet ëndrra e play-offit!

Kosova pëson humbje në Irlandë, i shuhet ëndrra e play-offit!

Kombëtarja e Kosovës është mposhtur 3-0 nga Republika e Irlandës në ndeshjen e fundit të Ligës B të Ligës së Kombeve, duke mbetur pa mundësinë për të luajtur në play-offin e promovimit në Ligën A.

MARKETING

Shik.mk

Ndeshja u vështirësua pas kartonit të kuq të Kreshnik Hajrizit, ndërsa Troy Parrott shënoi dy herë nga penalltia (28’, 50’). Golin e tretë për irlandezët e realizoi Moylan në minutën e 75-të.

Kjo humbje i kushton Kosovës edhe pozitën në vazon e dytë për kualifikimet e “Euro 2028”, të cilën pritet ta marrë Irlanda.

Në përfundim të grupit, Austria kryeson me 12 pikë, Irlanda renditet e dyta me tetë, Kosova e treta me gjashtë, ndërsa Izraeli i fundit me katër pikë.

MARKETING