(VIDEO) Abazi ia dorëzoi detyrën Haxhi Vasilevës
Kohëzgjatja nga denoncimi deri te vendimi i prokurorit publik nuk duhet të jetë një faktor dekurajues për mosraportimin e një vepre penale. Kështu porositi kryeprokurori shtetëror Nenad Saveski.
Nenad Saveski, kryeprokuror shtetëror
“Nuk ka një kornizë ligjore në të cilën mund të determinohet nëse një raportim i caktuar penal ka zgjatur shpejtë. E rëndësishme është që të grumbullohen prova cilësore që të mund Prokuroria Themelore të sjellë vendim, në të cilin do të jetë i bindur edhe vet prokurori publik dhe kur ai ta shpjegojë vendimin e prokurorit publik, do të jetë mjaftueshëm bindës për publikun, përfshirë ata për të cilët zbatohet ky vendim”.
Ndërkohë, prokurorja e sapozgjedhur e Krimit dhe Korrupsionit Iskra Haxhivasileva, u shpreh se procedurat administrative dhe organizimi i brendshëm do të jenë detyrat e para me të cilat ajo do të merret.
Iskra Haxhivasileva, prokurore e Krimit dhe Korrupsionit
“Fillimisht do të merrem me ato çështje që do të jenë prioritet. Në fillim do të jetë kjo, e di që do të tingëlloj banale, por procedurat administrative duhet të kalojnë që të mund të funksionoj vetë institucioni me sukses, më pas, kuptohet, edhe me çështje të caktuara që kanë të bëjnë me organizimin”.
Shefi i deritanishëm i Krimit dhe Korrupsionit Islam Abazi bëri me dije se tani kthehet në Prokurorinë e Gostivarit, ndërsa thekson se deri tani ka punuar profesionalisht.
Islam Abazi, prokuror
“Unë vlerësoj se jemi punuar në mënyrë profesionale, ligjore dhe objektive, të paanshme, pa ndikime të jashtme. Pas vetes lë një ekip të mirë të prokurorëve publik, prokurorë publik profesionist, prokurorë publik të trajnuar të cilët do të mund të ju përgjigjen sfidave dhe kompetencave në atë prokurori”.
Iskra Haxhivasileva sot zyrtarisht e ka marrë funksionin e drejtueses së Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit nga drejtuesi i deritanishëm, Islam Abazi. Dorëzim-pranimi i detyrës u bë në ambientet e kësaj prokurorie. Pas dorëzim-pranimit, Haxhi Vasileva dhe Abazi zhvilluan edhe takim me kryeprokurorin e shtetit, Nenad Saveski.
Emine Ismaili /SHENJA/

